Pyetje: Për sa i përket namazit të fëmijëve që nuk kanë mbushur dhjetë vjeç, a kanë gjynah prindërit e tyre nëse ata (fëmijët) nuk i përkushtohen (rregullisht) namazit?

Përgjigjja:  Prindërit duhet vetëm t’i urdhërojnë për faljen e namazit dhe nuk marrin ndonjë gjynah. Nëse fëmijët mbushin moshën dhjetë vjeç, atëherë bëhet obligim urdhërimi dhe edukimi i tyre derisa të falen. Ama nëse ata janë poshtë moshës dhjetë vjeç dhe janë më shumë se shtatë vjeç, atëherë është e ligjësuar vetëm urdhërimi për namaz. Nëse ai mbush moshën shtatë vjeç, atëherë urdhërohet dhe nuk rrihet (për mos-faljen e namazit). Derisa kur të arrijë moshën dhjetë vjeç e lart,  atëherë rrihet (lehtë pa i shkaktuar dëme) për mos-faljen e namazit.

 

✍️ Shejkh Abdul-Aziz ibn Baz
📔Burimi: Nurun ala ed-derb 6/10

Përktheu: Shuajb Ymeraj