Gjykimi i lëshimit të Kur’anit dhe dalja nga shtëpia

Pyetja: Njëra prej pyetëseve thotë: Shejh i nderuar, cili është gjykimi për lëshimin e radios apo regjistruesit në shtëpi me Kur’anin, gjatë daljes nga shtëpia për të vizituar familjarë ose të afërm?

Përgjigjja: Nuk ka ndalesë në këtë, nëse rreth tij nuk ka zhurmë dhe as njerëz që flasin pa nevojë; pra kur nuk ka persona që flasin dhe bëjnë zhurmë, atëherë nuk ka problem.

Ndërsa lëshimi i radios me Kur’an ndërkohë që rreth tij ka njerëz që flasin, bëjnë zhurmë dhe merren me biseda, nuk është e përshtatshme; përkundrazi, ndalja e saj është më e mirë, sepse kjo përbën një lloj mospërfilljeje ndaj Kur’anit.

Ndërsa, nëse Kur’ani lëshohet dhe nuk ka askënd pranë, ose ka dikë që dëgjon, ose është i heshtur, apo duke fjetur, atëherë nuk ka asgjë të keqe.

Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë! https://binbaz.org.sa/…/%D8%AD%D9%83%D9%85-%D8%AA%D8%B4…        Përktheu: B. Gj.