GODITJA ME VETËTIMË, A ËSHTË DËNIM APO PASTRIM?
Goditja me vetëtimë nuk mund të gjykohet në mënyrë të prerë si “domosdoshmërisht dënim” ose “domosdoshmërisht pastrim”.
Në Islam, ngjarje të tilla mund të jenë sprova, paralajmërim, dënim për disa, ngritje në gradë ose pastrim i gjynaheve për disa të tjerë dhe dijen e plotë e ka vetëm Allahu.
Allahu i Madhërishëm thotë:
وَيُرۡسِلُ ٱلصَّوَٰعِقَ فَيُصِيبُ بِهَا مَن يَشَآءُ
“Ai dërgon rrufetë dhe godet me to kë të dojë.” (Ra’d, 13).
Gjithashtu thotë:
وَلَنَبۡلُوَنَّكُم بِشَيۡءٖ مِّنَ ٱلۡخَوۡفِ
“Ne do t’ju sprovojmë me diçka prej frikës,…” (Bekare, 155).
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
ما يُصيبُ المُسلِمَ مِن نَصَبٍ ولا وصَبٍ، ولا هَمٍّ ولا حُزنٍ، ولا أذًى ولا غَمٍّ، حتَّى الشَّوكةِ يُشاكُها، إلَّا كَفَّرَ اللهُ بها مِن خَطاياه
“Çdo fatkeqësi që mund ta godasë muslimanin, qoftë lodhje e sëmundje, qoftë brengë e pikëllim, qoftë shqetësim e mërzi, madje dhe një shpim gjembi, përmes saj Allahu do t’ia fshijë disa gjynahe.” (Buhariu nr. 5642, dhe Muslimi nr. 2573).
Prandaj nuk duhet të themi për një person të caktuar: “Kjo ishte dënim nga Allahu.”
Kjo është prej gjërave të fshehta.
Ajo që mund të themi është: Këto ngjarje janë shenja të fuqisë së Allahut dhe thirrje që njeriu të kthehet tek Ai me pendim, frikë dhe shpresë.
Hoxhë Suad Shabani




