Lënia e namazit me xhemat për ata që kanë nevojë ta bëjnë këtë, si p.sh.:
Mjeku kujdestar, personeli i ndihmës së shpejtë, zjarrfikësi, roja e kështu me radhë.

Juristët (islamë) رحمهم الله pohojnë se ndër justifikimet për lënien e namazit me xhemat është frika, pra nëse frika është për paratë, veten apo familjen.
Juristët thonë: nëse ka frikë për veten ose për dikë tjetër, për paratë e veta ose të të tjerëve, për familjen e vet ose familjen e dikujt tjetër, e gjithë kjo është justifikim që lehtëson braktisjen e namazit me xhemat dhe, mbi këtë bazë, për këta njerëz e lejuar braktisja e namazit me xhemat.

Argumenti për këtë:

Allahu thotë:
“Prandaj, sa të keni mundësi ruajuni prej dënimit të Allahut”. Tegabun,16.

Allahu thotë gjithashtu:
“Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij”. Bekare,286.

Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Feja është e lehtë, kështu që këdo që mbingarkon vetveten në fenë e tij, feja do ta mundë.”
Imam Buhariu, hadithi nr:39.

Prej rregullave fikhore është se : “vështirësia sjell lehtësim”.

 

Shejh: Halid Mushejkih حفظه الله
فقه النوازل في العبادات