Pyetje: “Ndodhë ndonjëherë që të kemi me vete Mus’hafin kur hyjmë në tualet. A është kjo e lejuar?”
Përgjigje: “Bartja e Mus’hafit në xhep është e lejuar, por nuk lejohet bartja e tij kur hyn në tualet. Mus’hafin duhet ta lësh në një vend të përshtatshëm, në mënyrë që ta nderosh dhe respektosh sepse ai është Libër i Allahut. Por nëse frikësohesh se do të vidhet mus’hafi, atëherë ky është përjashtim (darura) dhe në këtë rast lejohet ta marrësh atë me vete në tualet.
I gjithë suksesi është tek Allahu. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij!”
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” vol. 4/60