Shejh Uthejmini (rahimehullah!) është pyetur:

Pyetja:
Shejh i nderuar, një imam iu prinë namazfalësve, ai është në rekatën e dytë, ka harruar dhe është ngritur në rekatën e tretë, a të ulet për teshehudin e parë apo jo?

Përgjigjja:
Nëse ngritet namazfalësi pa e bërë teshehudin e parë, pavarësisht a është imam apo falet vetëm, nëse është ngritur tërësisht, ai nuk duhet të kthehet (ulur), mirëpo bën sehvi sexhde para selamit, ndërsa para se të ngritet tërësisht në këmbë, ai duhet të kthehet e të ulet dhe ta thotë teshehudin. Pastaj a obligohet me sehvi sexhde; ngase ai është ndarë nga ulja, apo nuk obligohet? Në lidhje me këtë ka dy qëndrime të ulemave. E rëndësishme është se nëse ai ngritet në këmbë, ai nuk kthehet ulur, pavarësisht a është duke u falur si imam apo vetëm.

Burimi: Silsiletu Lika’eti-l-Babil Meftuh – Likaul Babil Meftuh [124]
Përktheu: Defrim Fazliu