Pyetja:

Kam parë në ëndërr kinse isha në një shtëpi me nënën time dhe me motrën. Në atë dhomë ku ne ishim ishte errësirë dhe kishte edhe njerëz të tjerë. Të gjithë ishim tubuar sepse ishte luftë dhe kishin filluar bombardimet kur papritmas ra një bombë dhe unë u frikësova shumë. Mirëpo, ajo nuk eksplodoi menjëherë por pritej të eksplodonte në çdo moment. Unë i thashë nënës eja të ikim në podrum, mirëpo ajo më tha që s’kemi kohë por më tha ti shko në banjo se nëse digjesh aty ka ujë dhe shpëton prej flakës pastaj vij unë me motrën. Unë shkova dhe i prisja ato të vinin, mirëpo ato nuk erdhën. Unë e dija që po vdes dhe në atë moment e thoja shehadetin shumë herë mirëpo bomba nuk eksplodoi.

***

Përgjigjja:

Ju keni bërë një vepër të mirë në vend ku nuk lejohet, pasi e keni përmendur Allahun në banjo apo diç të ngjashme, andaj keni kujdes mos e përsëritni.

Husein Es-Serraxh