Pyetja:

Kërkuesi fillestar i dijes islame si të vendosë cilin dijetar, apo cilin medh’heb, duhet të ndjekë?

***

Përgjigjja:

Allahu i Lartësuar thotë: “Pyesni njerëzit e dijes (dijetarët) nëse nuk e dini.” (El Enbija: 7)
Nëse ky nxënës është fillestar dhe nuk di se si të nxjerri argumentin, atëherë nuk ngel për të vetëm se pasimi, qoftë ai pasim ndonjë imami të kaluar (nga të parët) apo pasimi i ndonjë imami bashkëkohor, që është dijetar prej dijetarëve. Pra ta pyesë atë, sepse kjo është më e mira. Por nëse atij i bëhet e qartë se kjo fjalë (e këtij imami) bie ndesh me hadithin e saktë, atëherë është obligim për të (për nxënësin) që të marrë hadithin e saktë.

Shejh Ibn Uthejmin, “Libri i Dijes” dhe “Zgjimi Islam”

Përktheu: Ebu Ejub