Pyetja:

Kohërat, shkaqet dhe frytet e pranimit të lutjes

***

Përgjigjja:

Kohërat në të cilat shpresohet më së shumti pranimi i duasë:
1. Pjesën e tretë të fundit të natës.
2. Në orën e pranimit të duasë (prej namazit të xhumasë deri në perëndimin e diellit) në ditën e xhumasë.
3. Kur je agjërueshëm.

Prej fryteve dhe dobive të duasë:
1. Përgjigjeja ndaj duasë së bërë.
2. Vonimi i saj (për t’u pranuar) për në ahiret.
3. Largimi dhe ruajtja nga goditja e të keqes, si shkak i duasë së bërë.

Prej shkaqeve të cilat shpiejnë drejtë pranimit të duasë, janë:
1. Ushqimi yt duhet të jetë hallall.
2. Pija yte duhet të jetë hallall.
3. Veshmbathja yte duhet të jetë hallall.
4. Preferohet të jesh me abdes.
5. Preferohet të kthehesh nga kibla.
6. Preferohet të ulesh si në pozitën e teshehudit në namaz.
7. Që duaja të mos jetë dua për bërje mëkati apo shkëputje e lidhjeve farefsinore.
8. Të jetë i nënshtruar dhe i përkulur para Allahut gjatë duasë.
9. Të ketë mendim të mirë për Allahun.
10. Ai që bënë dua duhet të jetë nga ata që i respektojnë prindërit.
11. Duaja e tij duhet të jetë në vetmi (kur vetmohet me Allahun).
12. Ta Madhëroj, Lavdërojë dhe Lartësoj Allahun para fillimit të bërjes së duasë.
13. Që të ndjejë përulësi dhe frikërespekt ndaj Allahut gjatë bërjes së duasë.
14. Ta lusë Allahun me sinqeritetin më të lartë të mundshëm.
15. Që mos të dëshprohet dhe t’i humb shpresat prej mëshirës dhe rahmetit të Allahut.

Shejh Abdulaziz Ibën Muhamed Ibën Abdullah es Sed’han

Përktheu: Suad B. Shabani