A është gjë e ndaluar marrja e kredisë për të ndërtuar shtëpi?

 

Dijetarët e mëdhenjë, të gjithë, kanë dhënë përgjigje se kredia është kamatë. Si e tillë, ajo është e ndaluar. Nuk lejohet të merret kredi për asgjë, ngase kamata është e ndaluar në veten e saj. Allahu ka treguar se e ka asgjësuar bereqetin prej kamatës. Nuk ka bereqet prej asaj pasurie që fitohet me kamatë. Shtëpia nuk lejohet të ndërtohet me kamatë për arsye sepse njeriu ka mundësi të jetojë edhe me qera dhe me këtë e kryen nevojën për strehim. Shtëpia nuk është domosdoshmëri. Në Islam ekziston rregulli: domosdoshmëria i bën të lejuara gjërat e ndaluara. Nuk është gjithsesi e domosdoshme që njeriu të ketë një shtëpi pronë të tij. Ka njerëz në botë që lindin e vdesin duke jetuar me qera, pa pasur kurrë një shtëpi si pronë të tyre. Te populli jonë qëndron ideja që njeriu të ketë shtëpi të tij, por nuk është gjithsesi e domosdoshme kjo gjë. Duke qenë se nuk është e domosdoshme atëherë nuk lejohet të merret kamatë. Disa dijetarë thonë se për kamatë s’ka domosdoshmëri, e disa thonë se ajo lejohet vetëm atëherë kur është puna për bukën e gojës, pra kur njeriu është në rrezik të vdesë nga uria atëherë në këtë rast i lejohet.

Hoxhë Lulzim Perçuku