Pyetje: Allahu (azze ue xhel) i ka thënë profetit të Tij ﷺ:

وَأْمُرْ أَهْلَكَ بِالصَّلَاةِ وَاصْطَبِرْ عَلَيْهَا

”Urdhëroje familjen tënde të falë namazin dhe je i durueshëm në këtë!”1 (Ta ha: 132)

A bie në kundërshtim me fjalët e profetit ﷺ:

”Kënaqësia e syve të mi është  namaz.” ¹?

Përgjigje: Ajeti d.m.th. ji i durueshëm kur urdhëron familjen tënde të falë namazin. Sepse mund të jetë e rëndë për njeriun kur urdhëron për namaz. Ai ndoshta ka vështirësi me fëmijët e tij dhe e braktisë urdhërin për namaz. Duro kur i urdhëron ata të falen. Vazhdo me këtë.

¹ Bejhaki (7/78). Dhehebi ka thënë:
”Zinxhiri i transmetimit është i fortë.” (Mizan-ul-I’tidal (2/177))
Ibnul-Mulakin ka thënë:
“Zinxhiri i transmetimit është autentik.” (el-Bedr el-Munir (1/501))

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com