Pyetja:

Ku është vendi i të çmendurve në botën tjetër?

***

Përgjigjja:

Së pari, njerëzit e çmendur në këtë botë nuk janë të obliguar me obligimet e Islamit, dhe pët ta është i ngritur lapsi. I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Është ngritur lapsi ndaj tre personave: Ndaj të çmendurit deri të vjen në vetëdije, atij që është në gjum deri të zgjohet, dhe atij që është femijë deri të hyn në moshë madhore.” [1]
Ndërsa sa i përket qëndrimit të Islamit për të çmendurit në ditën e gjykimit, dijetarët për këtë janë ndarë në dy mendime:
-Ndalja në këtë, duke mos thënë se janë në Xhenet apo në Xhehenem, dhe duke e lënë këtë vetëm në diturinë e Allahut.
-Provimi i tyre në ditën e gjykimit, siç është përmendur në hadithin: “Katër lloje njerëzish do të arsyetohen në Ditën e Gjykimit: “I shurdhëri i cili nuk ka dëgjuar, i vjetri (plaku i cili nuk ka kuptuar), i çmenduri dhe njeriu i cili ka vdekur në kohën e fetras (që nuk i ka arritur lajmi i Islamit).” Deri ku thotë: “Allahu do të dërgojë një të dërguar i cili do t’u thotë: Hyni në zjarr, e pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, nëse hyjnë në të, do t’u bëhet ai i ftohtë dhe shpëtim.” [2]

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

——————

[1] Imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Hakimi

[2] Imam Ahmedi