Pyetja:

Si është vendimi i Islamit për ata njerëz që thonë se disa dispozita të legjislacionit Islam, si p.sh., ndryshimi midis mashkullit dhe femrës në ndarjen e trashëgimisë, janë të vjetëruara dhe kanë nevojë të rishikohen e të ndryshohen në mënyrë që të përshtaten me nevojat e njerëzve në këtë fundshekull?

***

Përgjigjja:

Askush nuk ka të drejtë që të ndryshojë apo të kundërshtojë dispozitat e përcaktuara nga Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ në Kuran dhe sunet, për të cilat kanë rënë dakord njëzëri të gjithë dijetarët muslimanë (si p.sh. namazi, zekati, agjërimi, ndarja e trashëgimisë etj.), pasi ato përbëjnë legjislacionin më të përsosur të njohur nga njerëzimi, i cili do të jetë i vlefshëm deri në Ditën e Kijametit.

Në këtë dispozitë hyn edhe shembulli i përmendur nga pyetësi, pasi ndarja e trashëgimisë bën pjesë në dispozitat e lartpërmendura, andaj detyra e çdo muslimani është që të besoj dhe të punojë në përputhje me të, pa shfaqur as pakënaqësinë më të vogël.

Të gjithë ata që mendojnë se këto rregulla duhet të rishikohen apo të ndryshohen, janë jobesimtarë, sepse kundërshtojnë Allahun, Pejgamberin ﷺ dhe Ixhmain e dijetarëve muslimanë.

Shejh Abdul Aziz Ibën Bazi