Pyetja:

A ka bërë Pejgamberi ﷺ duan e kunutit në namazin e sabahut, në rekatin e fundit, mbas rukusë, duke ngritur duart e duke thënë: “O Allah, më udhëzo me ata që i ke udhëzuar…” çdo ditë, derisa e la këtë botë?

***

Përgjigjja:

Pejgamberi ﷺ nuk ka bërë gjithmonë kunut [1] në namazin e sabahut, as me duanë e
mirënjohur: “O Allah, më udhëzo me ata që ke udhëzuar…” etj., e as me ndonjë dua tjetër. Ai bënte kunutin vetëm në kohë krizash, domethënë, nëse muslimanët i godiste ndonjë fatkeqësi nga armiqtë e Islamit, ai bënte kunut për një kohë të caktuar, duke u lutur kundra tyre dhe për muslimanët. Në këtë tregojnë hadithet e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Është transmetuar besnikërisht nga hadithi i Sad bin Tarik el-Exhshei se ai i tha babait të tij – Allahu qoftë i kënaqur me të: ’O babai im, ti je falur mbas të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe mbas Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit dhe Aliut – Allahu qoftë i kënaqur me ta. A bënin kunut ata në namazin e sabahut?” Ai tha: ”O biri im, kjo është një bidat”. [2]
Ajo që është transmetuar nga Enes se Pejgamberi ﷺ bënte kunut në namazin e sabahut, derisa e la këtë botë.

Shejh AbdulAziz bin Baz, “Fetaua Islamije”, vëll.2, faqe 144

———————————-

[1] Kunut tekstualisht do të thotë qëndrim në këmbë apo bindje. Këtu i referohet lutjes së veçantë, të bërë në namaz, para apo mbas rukusë.

[2] Tirmidhiu nr.402 dhe Ahmedi 3:472, 6:394. 3 Ahmed 3:162 – daif/i dobët