Pyetja: Namazi në rastin kur kemi harruar të marrim abdes, a vlen?
Përgjigjja: Namazi pa abdes nuk pranohet. Nëse personit i kujtohet se e ka fal një namaz pa abdes, duhet ta përsërisë atë edhe nëse i kujtohet pas një jave apo pas një muaji.
Mirëpo, nëse i kujtohet se ka fal një namaz pa abdes, por nuk e di se cilin vakt, shembull: a drekën a ikindinë, atëherë i fal të dy ato vakte. Po ashtu, nëse i kujtohet se ka fal një namaz pa abdes brenda pesë vakteve, por nuk e di se cilin vakt, atëherë i fal pesë vaktet.
Hoxhe Lulzim Percuku




