Pyetja:
A mund të thuhet lutja e hyrjes në tualet në çdo rast, apo vetëm në rastin kur njeriu do të kryejë nevojat personale?
***
Përgjigjja:
Pëlqehet thënia e lutjes në çdo rast, pa e kufizuar me rastin e kryejes së nevojës.
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) përcjell se Profeti ﷺ kur dilte nga tualeti thoshte: “Gufraneke (Kërkoj faljen tënde o Zot)”. [2]
Dijetarët kanë përmendur disa urtësi lidhur me istigfarin në lutjen kur del nga tualeti dhe njëra prej tyre është: Mos përmendja e Allahut të Lartësuar gjatë kohës që qëndron brenda (në tualet) dhe muslimani këtë e sheh si mangësi dhe mundohet ta riparojë duke kërkuar falje.
Kjo urtësi përfshin edhe atë që hyn në tualet për ndonjë arsye tjetër dhe jo për kryerjen e nevojës personale. Istigafari është puna ditore e muslimanit prandaj nuk ka problem inshallah që ta praktikojë lutjen edhe kur del nga tualeti.
Shejh Ibn Baz, Koleksioni i Fetvave 10/29
Përktheu: Fatjon Isufi
——————————–
[1] Muslimi
[2] Tirmidhiu