Pyetja:

Kur duhet ta përfundojë itikafin personi në itikaf? A bëhet kjo pas perëndimit të Diellit në natën para Bajramit apo pas sabahut në ditën e Bajramit?

***

Përgjigjja:

Personi që është në itikaf e përfundon itikafin kur të përfundojë Ramazani dhe ai përfundon me të perënduar të Diellit në natën para Bajramit. Ai hyn në itikaf në perëndimin e Diellit para natës së 20-të të Ramazanit. Kjo është kështu meqë dhjetë netët e fundit të Ramazanit fillojnë nga perëndimi i Diellit para natës së 20-të të Ramazanit dhe përfundojnë me perëndimin e Diellit në natën para Bajramit.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua Ramadan”, vëll. II, f. 872, fetua nr.859.

“Fetaua esh-Shejh Muhamed es-Salih el-Uthejmin”, vëll.I, f. 551.