Pyetja: Pyetja e saj e fundit thotë: Kam lexuar në librin “En-Nasihah fil-Ed’ijeti Es-Sahihah” nga Ibn Maliku se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
لا يتمنين أحدكم الموت من ضر أصابه ، فإن كان لابد فاعلاً فليقل : اللهم أحيني ما دامت الحياة خيراً لي ، وتوفني إذا كانت الوفاة خيراً لي
“Askush prej jush të mos e shpresojë (dëshirojë) vdekjen për shkak të një të sëmundje (apo të keqe) që e ka goditur. E nëse patjetër do të lutet, atëherë le të thotë: ‘O Allah, më mbaj në jetë përderisa jeta është më e mirë për mua, dhe ma merr shpirtin nëse vdekja është më e mirë për mua.’”
E transmeton Ahmedi, Bukhari dhe Muslimi.
Pyetja është: A do të thotë kjo lutje largim nga vetëvrasja? Dhe në cilën kohë të namazit mund të pranohet një lutje e tillë? Es-selamu alejkum.
Përgjigjja: Po. Nuk i lejohet asaj dhe as askujt tjetër të bëjë vetëvrasje për shkak të një sëmundje (apo të keqe) që e ka goditur. Nuk i lejohet muslimanit dhe as muslimanes të vetëvritet për shkak të një sprove, sëmundjeje, plage, shqetësimi, varfërie apo diçkaje të ngjashme. Përkundrazi, obligim është bërja durim.
Nuk ka problem që të bëhet kjo lutje. Njeriu mund ta thotë në namaz apo jashtë tij:
اللهم أحيني إذا كانت الحياة خيراً لي وتوفني إذا كانت الوفاة خيراً لي
“O Allah, më mbaj në jetë nëse jeta është më e mirë për mua, dhe ma merr shpirtin nëse vdekja është më e mirë për mua.”
Kjo është prej lutjeve të Profetit ﷺ. Është vërtetuar nga transmetimi i En-Nesaiut nga Amar ibn Jasiri – Allahu qoftë i kënaqur me të – i cili ka thënë se Profeti ﷺ lutej me këto lutje:
اللهم بعلمك الغيب ، وقدرتك على الخلق ، أحيني ما علمت الحياة خيراً لي ، وتوفني إذا كانت الوفاة خيراً لي
“O Allah, me dijen Tënde për të fshehtën dhe me fuqinë Tënde mbi krijesat, më mbaj në jetë përderisa Ti e di se jeta është më e mirë për mua, dhe ma merr shpirtin kur Ti e di se vdekja është më e mirë për mua.”
Pastaj përmendi edhe lutje të tjera.
Qëllimi është se prej lutjeve të Profetit ﷺ është:
اللهم بعلمك الغيب ، وقدرتك على الخلق! أحيني ما علمت الحياة خيراً لي ، وتوفني إذا كانت الوفاة خيراً لي
“O Allah, me dijen Tënde për të fshehtën dhe me fuqinë Tënde mbi krijesat, më mbaj në jetë përderisa Ti e di se jeta është më e mirë për mua, dhe ma merr shpirtin kur Ti e di se vdekja është më e mirë për mua.”
Ndërsa hadithin e Enes ibn Malikut që përmendi pyetësja, e kanë transmetuar Bukhariu dhe Muslimi në dy Sahihët e tyre, dhe ai është hadith madhështor. Ai tregon se nuk ka ndonjë gjë të keqe në këtë lutje:
اللهم أحيني إذا كانت الحياة خيراً لي ، وتوفني إذا كانت الوفاة خيراً لي
“O Allah, më mbaj në jetë nëse jeta është më e mirë për mua, dhe ma merr shpirtin nëse vdekja është më e mirë për mua.”
Nëse robi e bën këtë lutje në sexhde ose në fund të namazit para selamit, kjo është shumë mirë; sepse në sexhde lutja pranohet, ashtu siç ka thënë Profeti ﷺ:
أقرب ما يكون العبد من ربه وهو ساجد ؛ فأكثروا الدعاء
“Njeriu është më afër Zotit të tij kur është në sexhde, prandaj shtoni lutjet.”
Po kështu, lutja që bëhet në fund të namazit është në vendin e saj të duhur. Profeti ﷺ ka urdhëruar për të pasi ua mësoi sahabëve teshehudin, tha:
ثم ليتخير من الدعاء أعجبه إليه فيدعو
“Pastaj le të zgjedhë nga lutjet atë që i pëlqen më shumë dhe le të lutet.”
Pasi ua mësoi atyre teshehudin.
ثم ليتخير من الدعاء أعجبه إليه فيدعو
“Pastaj le të zgjedhë nga lutjet atë që i pëlqen më shumë dhe le të lutet.”
Pastaj, besimtari lutet në fund të namazit me çfarëdo lloj lutjesh të mira që Allahu ia lehtëson. Po ashtu, edhe në sexhde. Po.
✍🏻 Shejkh Abdul-Aziz bin Baz – Allahu e mëshiroftë
🖥Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/5633/حرمة-الانتحار-وتمني-الموت
Përktheu: Altin Dallashi




