Pyetja: Nëse është një njeri me gjuhë të pistë, që u bën shumë dëm fqinjëve të tij dhe i pëlqen të shkaktojë probleme, dhe unë e kam ndërprerë selamin ndaj tij për t’u ruajtur nga e keqja e tij dhe për të shmangur problemet me të, a është e lejuar kjo?

Përgjigjja: Kjo ka shtjellim. Nëse dëmtimi që ua bën fqinjëve është nga dëmet e njohura që sjellin zemërimin e Zotit – të Patëmeta e të Lartësuar –, dhe konsiderohet gjynah e krim, atëherë ai meriton të bojkotohet nëse nuk këshillohet e nuk edukohet. Është detyrë që në fillim të këshillohet, të udhëzohet për tek e mira dhe të paralajmërohet nga dëmtimi i fqinjëve dhe agresioni ndaj tyre. Nëse nuk e pranon këshillën, atëherë meriton të bojkotohet dhe të mos i jepet selam derisa të edukohet.

Ndërsa nëse janë gjëra të lehta, ose çështje që njeriu mund të mos i dijë, apo probleme që ndodhin mes fqinjëve, këto nuk e bëjnë të detyrueshëm bojkotin. Por nuk ka ndalesë që ai të orientohet, të këshillohet dhe të udhëzohet drejt së mirës.

Pasi, selami është çështje e rëndësishme, ai është sunet dhe nga shkaqet e përmirësimit të shoqërisë dhe dashurisë mes saj. Ngase, muslimanëve u është ligjësuar selami mes tyre; ai që e fillon selamin është më i miri, ndërsa ai që e kthen e ka detyrë kthimin e selamit. Por nëse ka gjëra të qarta që konsiderohen prej shkaqeve të fiskut (prishjes), sikurse janë gjynahet e mëdha, atëherë ai person, nëse nuk e pranon këshillën dhe nuk kthehet, meriton të bojkotohet derisa të pendohet. Po.

Shejh Bin Bazi
🖥Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/5973/كيفية-التعامل-مع-مؤذي-الجيران
Përktheu: Altin Dallashi