Pyetje: Kur duhet të bëhet synet mashkulli?
♦️Përgjigje: Nuk ka ardhur ndonjë lajm i saktë nga Profeti -alejhi selam- në lidhje me përcaktimin e kohës së synetllëkut -siç e ka përmendur Imam Ahmedi Allahu e mëshiroftë- pasi hadithi që e lidh këtë adet me ditën e shtatë të lindjes nuk është i saktë.
▪️Shejhu i Islamit, Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë- në lidhje me këtë adet thoshte:
Sa i përket synetit, ai mund të bëhet kur të dojë, por nëse i është afruar pubertetit, duhet të bëhet synet siç bënin dikur arabët, që të mos arrihet puberteti veçse duke qenë i bërë synet.
Ndërsa Ibn El-Kajimi -Allahu e mëshiroftë- thoshte:
Koha e detyrueshme është koha e pubertetit sepse ajo kohë është koha kur bëhen detyrë adhurimet.
♦️Kështu, koha e detyrueshme për synetllëk është koha e pubertetit, ndërsa koha e pëlqyeshme është më përpara, sepse Profeti alejhi selam ka porositur prindërit ti urdhërojnë fëmijët për namaz që kur të jenë 7 vjeç dhe me namazin mësohet edhe pastërtia, abdesi tahareti etj dhe përderisa synetllëku është adet i pastërtisë atëherë kjo moshë e përfshinë edhe atë.
Hoxhë Abdullah Nabolli