Pyetja:
Jam një motër me mbulesë dhe një djalë xhaxhai mendoj se e kam vëlla nga qumështi, por nuk po kam guxim t’i flas për dore apo të dal para tij pa mbulesë, prandaj kam nevojë për argument dhe fetva se kur e kemi dikë vëlla/motër nga qumështi.
***
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Të përgëzoj motër e nderuar se ajo që ke bërë ti është e një rëndësie të madhe në Islam. Pra, para se të ndërmerrni ndonjë hap, të shikoni në fenë tuaj se qysh e gjykon ajo atë gjë.
Allahu i Lartësuar në Kuranin e Madhërishëm thotë: “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.” (Nisa: 65)
Pra, për të qenë musliman i denjë kërkohen nga ti tri gjëra:
E para: Para se të veprosh ndonjë gjë, të shikosh mendimin apo atë që thotë feja jote.
E dyta: Të hapësh gjoksin tënd dhe të jesh i gatshëm ta pranosh gjykimin e Islamit në atë formë që ai e sheh duke mos e favorizuar atë nga anon ti apo epshi yt. Dhe e treta dhe e fundit, ti dorëzohesh atij gjykimi edhe nëse nuk të duket i drejtë në shikim të parë.
Allahu i Lartësuar në Kuranin e Tij Famëlartë i ka përcaktuar muslimanit dhe muslimanes ata apo ato që i lejohen për martës në një formë shumë të prerë.
Allahu në një citat kuranor cakton ato që i ndalohen muslimanit për martesë: “U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat tuaja, bijat e motës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk kenë pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s’ka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijve të adoptuar), dhe të bashkoni (përnjëherë në një nikah) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtet, Allahu fal shumë, është mëshirues i madh.” (Nisa: 23)
Njëri nga ata që i ndalohet muslimanit të martohet me të është motra nga qumështi, ashtu siç u cek në citatin e lartpërmendur. Për t’u konsideruar vëlla apo motër nga qumështi, duhet që së paku të ushqehet nga qumështi i nënës së atij apo asaj motre 5 herë dhe të ushqehet derisa të ngopet, duke qenë brenda 2 viteve të lindjes së tij apo saj, sepse Pejgamberi, ﷺ, ka thënë: “Nuk konsiderohet “ridaa” të ushqyer përpos brenda 2 viteve të lindjes”, dhe hadithi nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, e cila thotë: “Nga ajo që u zbrit në Kuran ishte të ushqyerit dhjetë herë nga gjiri dhe ajo u anulua me pesë herë dhe vdiq Pejgamberi,ﷺ dhe nuk ndryshoi asgjë.” [1]
Nëse ushqehet më pak se 5 herë, atëherë nuk konsiderohet vëlla apo motër nga qumështi. Po nëse ushqehet 5 herë apo edhe me tepër, atëherë ai fëmijë bëhet i afërt nga qumështi me fëmijën e asaj nëne.
Allahu e di më së miri.
islamqa.info
——————————
[1] Muslimi