Pyetja:

Kur është më mirë të bëhet dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ

Allahu i Madhëruar thotë: “(ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që Allahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje.” (Nur: 36)

Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje.” (Ahzab: 42)

Pejgamberi ﷺ e ka këshilluar një shok të tijin me fjalët: “Gjuha jote le të jetë e lagur gjithmonë me përmendjen e Allahut.” [1]

Transmetohet nga Enesi se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Të ulem me një popull, i cili e përmend Allahun prej namazit të sabahut e deri sa të lindi dielli është më e dashur për mua se sa t`i liroj katër robër prej bijëve të Ismailit dhe të ulem me një popull, i cili e përmend Allahun prej namazit të ikindisë e deri sa të perëndojë dielli është më e dashur për mua se sa t`i liroj katër robër. [2]

Koha e dhikrit të mëngjesit fillon kur hyn koha e namazit të sabahut dhe mbaron me lindjen e diellit, ky është mendimi i një pjesë të madhe të selefëve dhe është përzgjedhje e mendimit të Ibn Tejmijes dhe Ibn Kajjimit. Ndërsa koha e dhikrit të mbrëmjes është se fillon pas namazit të ikindisë deri në perëndimin e diellit dhe koha pas perëndimit së diellit nuk e ka të njejtën vlerë me atë para perëndimit të tij.

Hoxhë Ferid Selimi

————————–

[1] Tirmidhiu, Ibn Maxhe, Hakimi dhe Ibn Hibani

[2] Ebu Davudi nr. 3667

Comments are closed.