Pyetja:

Dhikri i mbrëmjes, a duhet që kjo të bëhet pas ikindisë apo pas perëndimit të diellit, pas namazit të akshamit?

***

Përgjigjja:

Dhikri i mbrëmjes fillon pasi dielli ta kalojë zenitin, deri sa të perëndojë, si edhe në fillim në natës. Dhikri i mëngjesit fillon në agim, deri ta kalojë dielli zenitin. Allahu thotë: “Madhëroni Zotin tuaj para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij.” (Ta Ha, 130)
Në në ajet tjetër thotë: “Kujtoni Zotin tuaj, në vetvete, kokulur e me frikë, pa e ngritur zërin, në mëngjes e pasdite.” (A’raf, 205)
Fjala “asaal” (e përkthyer këtu si “pasdite”) i referohet periudhës mes ikindisë dhe akshamit. Allahu thotë: “Lartësoni Allahun (mbi tërë atë çfarë i përshkruajnë Atij), kur të vijë mbrëmja (dmth., fal akshamin dhe jacinë) dhe kur të vijë mëngjesi (dmth., fal namazin e sabahut). Atij i takojnë të gjitha falënderimet dhe lavdërimet në tokë e në qiej. Dhe madhëroni Atë, pasdite (dmth., fal ikindinë) dhe kur dielli të fillojë të bie (dmth., fal namazin e drekës).” (Rum, 18)

Komisioni i Përhershëm për Fetva [24/178]