Kujdes në përdorimin e “zmalto”-s për thonj (manikyrit)
Shejh Ibn Uthejmin – Allahu e mëshiroftë- ka thënë:
✍ “Manikyri që formon një shtresë mbi thonj (si një cipë e fortë), nuk lejohet që ta përdorë gruaja që falet, sepse pengon ujin të arrijë te thonjtë gjatë abdesit apo guslit.
Allahu në Kuran ka urdhëruar: ‘Lani fytyrat dhe duart tuaja’ [El-Maide: 6].
Nëse gruaja ka manikyr në thonj, atëherë nuk quhet se i ka larë duart realisht dhe ka lënë mangët një detyrim të abdesit ose larjes së plotë (guslit).
Ndërsa për atë që nuk falet, nuk ka ndonjë ndalesë në vetvete për përdorimin e tij, përveç nëse ky veprim është imitim i grave jobesimtare, sepse në këtë rast ndalohet për shkak të ndalesës së ngjashmërisë me ta.”
[مجموعة أسئلة تهم المرأة المسلمة – رقم (12)]
https://telegram.me/Mesofenetende




