Pyetja:
Kur ndonjëri nga ju falet, le të falet në drejtim të sutres dhe të qëndrojë pranë saj, si kuptohet ky hadith?
***
Përgjigjja:
Transmetohet nga Ebu Seid se ka thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur ndonjëri nga ju falet, le të falet në drejtim të sutres dhe të qëndrojë pranë saj.” [1]
Hadithi tregon për ligjshmërinë e marrjes së sutres (kur falesh) dhe e ligjshmërisë së qëndrimit pranë saj. Ku largësia mes personit dhe saj është rreth tre krahë.
Ajo që është e njohur tek dijetarët është se marrja e sutres është mustehab. Nuk di që dikush nga dijetarët e parë të ketë thënë se marrja e sutres është detyrë (vaxhib).
1. Kalimi i burrit para gruas (në namaz) a ia ndërpret namazin asaj?
Shejh Ibën Baz: Kalimi i burrit nuk e ndërpret namazin e gruas dhe as të burrit. Por namazin e ndërpret vetëm kalimi i gruas. Kalimi i saj ia ndërpret namazin si gruas ashtu edhe burrit.
2. A duhet ta përsëritë namazin?
Shejh Ibën Baz: Nëse është namaz obligativ, duhet ta përsëritë. E nëse është namaz vullnetar (nafile), nëse e përsëritë, kjo është më e mira.
3. A është e sakta se me ndërprerjen e namazit është mangësimi i shpërblimit apo zhvlerësimi i tij?
Shejh Ibën Baz: E sakta është zhvlerësimi i tij. Ndërsa hadithi “Asgjë nuk e ndërpret namazin” është hadith i dobët (daif).
5. Dhe vajza e vogël (a e ndërpret namazin)?
Shejh Ibën Baz: Jo. Vetëm gruaja që ka arritur moshën e pubertitetit (pjekurisë seksuale).
“Tealikatu esh-Shejh Abdulaziz bin Baz ala Munteka el-Ekhbar”.
Përktheu: Unejs Sheme
—————————————
[1] Ebu Davudi dhe Ibën Maxhe