Pyetja:

Çfarë duhet të themi kur shohim frutat e para të pjekura?

***

Përgjigjja:

Kur shohim frutat e para të pjekur ne sipas sunetit të Pejgamberit ﷺ, duhet të themi:

 All-llãhumme bãrik lenã fĩ themerinã, we bãrik lenã fĩ medĩnetinã, we bãrik lenã fĩ ṣã’inã, we bãrik lenã fĩ muddinã.

اللَّهُمَّ بَارِكْ لَنَا فِي ثَمَرِنَا، وَبَارِكْ لَنَا فِي مَدِينَتِنَا، وَبَارِكْ لَنَا فِي صَاعِنَا، وَبَارِكْ لَنَا فِي مُدِّنَا.

(O Allah! Begatoji frutat tona, begatoje vendin tonë, begatoje sa-in tonë, begatoje mudd-in tonë).[1]

———————————————–

[1]Muslimi. [Sa-i ishte njësi matëse që nxinte sa katër mudd-e. Edhe mudd-i ishte njësi matëse që nxinte sa plot dy grushtat e një burri mesatar. Begatimi i mudd-it dhe i sa-it do të thotë: na e mundëso, që në mënyrë të vazhdueshme, të shlyejmë detyrimet (si: zekati dhe sadakaja e fitrit) që lidhen me këto masa dhe na i bëj të bollshme e të bereqetshme; aq sa mudd-i t’i majftojë atij që nuk do t’i mjaftonte në një vend tjetër].