Përgjigje: Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, padyshim se është Habib i All-llahut, ai e do shumë All-llahun dhe All-llahu e do atë shunë.

Mirëpo është një cilësi edhe më e lartë se kjo, ajo është Mik i All- llahut (Halilull-llah). Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. është Halilull-llah dhe ka thënë: “All-llahu më ka bërë mua mik për Vete ashtu si e pat bërë Ibrahimin mik”.(Iben Maxhe në ‘el-Mukaddime 141)

Prandaj ai që e cilëson si Habibull-llah, ia ka ulur gradën e duhur, ngase miqësia është më e madhe dhe më e lartë se dashuria.

Të gjithë besimtarët janë të dashurit e All-llahut, azze ue xhel-le, por Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, është në gradë më të lartë se të gjithë, e ajo është miqësia, sepse All-llahu e ka zgjedhur për mik ashtu si e ka zgjedhur edhe Ibrahimin, alejhi selam.

Pra, ne themi se Muhammedi, Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, është Halilull-llah, e kjo është më e lartë sesa të themi Habibull-llah, sepse miqësia në vetvete përmban edhe dashurinë, bile edhe diçka më tepër sepse ajo është kulmi i dashurisë.

/Shejh Uthejmini/Kushtet e fesë/