Pyetja:

Kush falet duke pasur në trupin e tij ose në rrobën e tij papastërti ç’duhet të bëj?

***

Përgjigjja:

Kush falet duke pasur në trupin e tij ose në rroben e tij papastërti dhe nuk e mëson (kupton) këtë vetëm se pas mbarimit të namazit, namazi i tij është i saktë sipas fjalës më të saktë të dijetarëve.

Po ashtu nëse ai e ka ditur më parë (para fillimit të namazit) e më pas e ka harruar në kohën e (fillimit të) namazit dhe nuk kujtohet për këtë vetëm se pas namazit, namazi i tij është i saktë.

Bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar: “O Zoti ynë, mos na merr në përgjegjësi (mos na dëno) nëse harrojmë apo gabojmë.” (Bekare, 286)
Allahu tha: “E bëra.”

Siç saktësohet kjo në hadithin që transmetohet nga i Dërguari i Allahut ﷺ.

Shejh AbdulAziz ibën Baz, “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 10