Modesti dhe edukatë!

Thotë njëri nga nxënësit e shejkh Albanit, Salih Taha (Ebu Islam), duke treguar për shejkhun e vet: “Shejkhu telefonoi një ditë kur unë nuk isha në shtëpi dhe telefonin e ngriti vajza ime e vogël duke i thënë menjëherë: ‘Esselamu alejkum ue rahmetullah’. Shejkhu pyeti për mua pastaj i tha asaj: ‘Njoftoje babanë tënd se telefonoi Muhammed Nasiruddin el Albanij’. (Dhe nuk tha ‘Shejkhu’… dhe kjo ishte prej modestisë së tij – Allahu ja ngrittë gradat në Xhennet)

Kur u ktheva në shtëpi vajza ime më tha: ‘Të morri në telefon një burrë me emrin Muhammed Nasiruddin el Albanij.’ Atëherë e morra direkt në telefon shejkhun, i cili pasi më kërkoi atë që dëshironte prej meje, më tha: ‘O Ebu Islam! Kur të morra në telefon qëparë, e hapi vajza jote e vogël duke më thënë: ‘Esselamu alejkum ue rahmetullah’. A është ky një veprim që bëhet me dituri, apo është një veprim individual nga një e vogël? Duam të përfitojmë o Ebu Islam!’ (Edhe kjo ishte prej thjeshtësisë së tij dhe urtësisë së tij në davet – Allahu e mëshiroftë!)

I thashë: ‘Ky është një veprim i vogëlushes dhe për herë të parë. Ndërsa ajo që ne dimë në këtë çështje është se ai që e ngre receptorin e telefonit duhet të thotë: Po. (Urdhëro); dhe ai që i ra telefonit i jep selam, pastaj ky ja kthen selamin, dhe jo tja fillojë ai i pari me selam.

Atëherë shejkhu -Allahu e mëshiroftë – tha: ‘Kjo është e sakta që ne dimë. Sepse ai që i bie telefonit është si ai që troket në derë, nuk ka dallim mes tyre’  

“Akidja së pari! Veç sikur ta dinin” Shejkh Ebu Islam Salih Taha. (fq.16)

udhaebesimtareve.com