Pyetja:

Librat shkollorë e universitarë që përmbajnë imazhe, a lejohet t’i sjellim në xhami?

***

Përgjigjja:

Sa i përket imazheve të dukshme, si ato nëpër ballina, për shembull, nuk është e lejueshme të sillen në xhami, sepse melaiket nuk hyjnë në shtëpinë ku ka imazhe. Nëse melaiket
fyhen nga era e qepës dhe preshit, atëherë ato do të fyhen dhe nga këto imazhe, të cilat i mbajnë jashtë, dmth i pengojnë melaiket nga hyrja në xhami. Por, nëse imazhet janë të fshehura dhe nuk kërkohen në vetvete, shpresoj që s’ka gjë të keqe në këtë, sepse ato
janë të fshehura brenda librit dhe, po ashtu, ato nuk janë qëllimi për të cilin është prurë libri. Nëse personi mendon që mund të bëjë atë që është më mirë dhe më e sigurt dhe t’i fshijë fytyrat, atëherë zgjidhet problemi.

Shejh Ibn Uthejmin, “Lika’at el-Bab el-Meftuh” 1/470, 471