Llojet e ëndrrave

  1. Endrrat e ngatërruara. Janë ëndrra pa kuptim përmes të cilave shejtani luan me njeriun, duke i shkakuar konfuzion. I tillë është rasti i atij burrit që i tha Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të): “O i Dërguar i Allahut, mbrëmë pashë në ëndërr sikur më ishte këputur koka dhe rrokullisej, kurse unë vrapoja pas saj.” Pejgamberi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) i tha: “Shejtani ka luajtur me ty në gjumë; mos ua trego atë njerëzve.”
  2. Rrëfimet e shpirtit (të folurit me veten). Këto kanë të bëjnë me subkoshiencën (nënvetëdija) dhe pasqyrojnë preokupimet e jetës sëpërditshme të njeriut. Kështu p.sh., kur njeriu udhëton shpesh apo merret me tregëti, mund tëshohë nëëndërr atë çfarë mendon e planifikon.
  3. Ëndrra e mirë. Kjo ëndërr është prej Allahut të Lartësuar. Për besimtarin kjo është një e dyzet e gjashta pjesë e Profecisë. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) na rrëfen se Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Në kohën e fundit (para Kiametit) ëndrra e besimtarit pothuajse nuk gënjen asnjëherë. Ëndrra e besimtarit është një e dyzet e gjashta pjesë e Profecisë. Ëndrrat janë tre lloje: ëndrrat e mira, që janë përgëzim prej Allahut, ëndrrat e këqija, që shkaktojnë ankth e pikëllim dhe janë prej shejtanit, dhe ëndrrat që mbartin në vetvete rrëfimet e shpirtit it (të folurit me veten).” (Transmeton Buhariu) Shprehja “Ëndrrat janë tre lloje” është prej fjalëve të Ibën Sirinit.

Burimi: “Ëndrrat në vështrimin Islam” – Nga Sad bin Mubarek Duseri