Pyetja:
Duaja (lutja) që bëhet kur njeriu viziton varrezat, a është e kufizuar vetëm gjatë vizitës (së varrezave), apo përfshin dhe rastin kur njeriut i bie rruga kalimthi tek varrezat?
***
Përgjigjja:
Ajo që mendoj është se lutja mbetet e përgjithshme dhe nuk kufizohet me rastin e vizitës së varrezave. Kushdo që kalon pranë varrezave, është e pëlqyeshme që të lutet, sepse duaja është mjaft e dobishme. Këtë e pohon më shumë hadithi që përcjell ibn Maxhen nga Sead bin Ebi Uekasi, i cili thotë: “I Dërguari i Allahut ﷺ, ka thënë: “Kur të kaloni pranë varrezave të jobesimtarëve thoni: Përgëzohuni me zjarr“.
Pra, i Dërguari i Allahut ﷺ, duanë (lutjen) e përgëzimit me zjarr ndaj jobesimtarëve, e lidhi me kalimin pranë varrezave te tyre, që do të thotë se në të njëjtën mënyrë bëhet lutje për mëshirë ndaj besimtarëve, edhe nëse kalon pranë varrezave të tyre.
Allahu e di më mirë.
Mesh’hur Hasen Al Selman.