Pyetja:

A mjafton besimi me zemër që personi të cilësohet besimtar musliman?

***

Përgjigjja:

Besimi vetëm me zemër, që nuk pasqyrohet te gjymtyrët nuk mjafton, pasi besimtari duhet t’i bashkangjet besimit të tij punën e gjymtyrëve. Besimtari beson se Allahu është Ai i Cili meriton të adhurohet Një, i Vetëm, pa shok, Ai është Krijuesi i gjithckaje, nuk është i lindur dhe as nuk ka lindur. Krahas kësaj, besimtari gjithashtu beson se profeti Muhamed ﷺ është vetëm rob i Allahut, i dërguari i fundit, të cilit i ka zbritur Kurani Famëlartë dhe vula e profetëve. Të besuarit e Allahut Një, të Vetëm dhe të besuarit e Muhamedit ﷺ si përcjellës i fjalës së Zotit, janë dy bazat e mëdha mbi të cilat mbështetet feja Islame. Besimtari duhet të besoje me bindje cdo gjë që ka thënë Allahu në Kuran dhe profeti Muhamed ﷺ në citatet e tij profetike. Pra, besimi me zemër duhet medoemos të reflektojë tek puna e gjymtyrëve.

Shejh Abdulaziz Ibn Baz