Pyetja:

Është bërë e zakonshme midis të rinjve të udhëtojnë jashtë vendit dhe të martohen atje, me qëllim të shkurorëzimit më pas. Kjo martesë është qëllimi i tyre i udhëtimit, bazuar në fetuanë që ka të bëjë me këtë çështje, por shumë njerëz e kanë keqkuptuar fetvanë. Cili është vendimi mbi këtë?

***

Përgjigjja:

Martesa me qëllim të shkurorëzimit më pas, është martesë e përkohshme, kurse martesa e përkohshme është martesë e pavlefshme, sepse është mu’teh, dhe mu’teh është haram me konsensus. Martesa është e vlefshme kur një burrë martohet me qëllimin ta mbajë gruan dhe të qëndrojë me të, nëse ajo dëshmohet të jetë bashkëshorte e mirë dhe kalojnë mirë me të, përndryshe, ai mund ta shkurorëzojë atë. Allahu thotë: “Ose mbajeni atë si duhet, ose lirojeni me mirësi.” (Bekare: 229)

Komisioni i Përhershëm për Fetva [18/448, 449]