Pyetja:

E tuboj pasurinë sepse dua të martohem, babai im ka nevojë për para, dhe unë ia kam caktuar t’ia dhurojë nga 20 rijal (4 euro) çdo ditë, mirëpo ai kërkon më shumë para nga unë, dhe unë nuk i kam dhënë më tepër, a kam hyrë në mëkat apo jo?

***

Përgjigjja:

Obligohesh t’i dhurosh para babait tënd aq sa i mjaftojnë atij. Nëse i mjaftojnë ato që ti ia dhuron atij çdo ditë, atëherë do të kesh bereqet në jetën tënde, dhe nëse kërkon më shumë para (për gjëra jo obligative, gjëra lukzose) nga ajo që ia caktuar në ditë, atëherë nuk je i obliguar t’i dhurosh më shumë para. Ty të takon t’ia sigurosh gjërat obligative, kurse nëse me të vërtetë i nevojiten para më shumë, atëherë dhuroi pak më shumë para sa i nevojiten atij për gjërat kryesore, por edhe nëse pas kësaj kërkon ende më shumë, atëherë ti nuk obligohesh t’i dhurosh para të tjera shtesë, sepse je duke i tubuar paratë për martesë (ke arsye të justifikuar për ruajtjen e parave inshallah).

Shejh Abdullah El Humejd

Përktheu: Suad Shabani