Pyetja:

Jemi tre punëtorë dhe punojmë në të njejtin vend të punës, mirëpo për të kryer atë punë mjaftojnë dy punëtorë.
A është gjynah nëse ne merremi vesh në mes nesh që secili nga ne të mungojë në punë një ditë në javë?

***

Përgjigjja:

Ta keni të qartë, vëllezër të nderuar se nëse ju veproni në këtë mënyrë, atëherë keni bërë gjynah (mëkat).
Secili nga ju e ka për obligim që të punojë çdo ditë të punës dhe të mos mungojë në punë.
Allahu është më i Dituri!

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin
Përktheu: Suad B. Shabani