Pyetje:
Vërejmë te disa burra në Mesxhidul Haram që rreshtohen pas safeve të grave në namazet farze. A pranohet namazi i tyre? Dhe a keni ndonjë sugjerim për ta?
Përgjigje:
Nëse burrat falen pas grave, dijetarët thonë se nuk ka gjë, mirëpo kjo është në kundërshtim me Sunnetin; sepse sipas Sunnetit renditja është që gratë të jenë pas burrave.
Nëse çështja është si në Mesxhidul Haram, ku ka shumë njerëz dhe është ngushtë, ndodh që gratë të bëjnë safin dhe pas tyre të rreshtohen burrat. Falesi duhet të kujdeset që të mos bjerë në këtë gjë aq sa ka mundësi. Nga kjo mund të shkaktohet nxitje e epshit, prandaj është më mirë që njerëzit të largohen nga namazi pas safeve të grave, edhe pse kjo gjë është e lejuar sipas mendimit të fukahave.
Ne themi: Më e mira është që njeriu të largohet nga kjo aq sa ka mundësi, po ashtu edhe gratë duhet të mos falen në vende që janë afër burrave
Libri: Kushtet e Fesë nga Shejh Uthejmini




