Ndalimi i sharjes së erës dhe kohës
Hadithi i parë:
Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmetohet, se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (alejhis-salatu ues selam) duke thënë:
“Era është prej mëshirës së Allahut, e cila vjen me mëshirë ose me dënim. Kur ta shikoni atë mos e shani, por luteni Allahun t’ua sjellë me mirësi dhe kërkojini mbrojtje Allahut nga e keqja, që mund të sjellë.”
(Ebu Davudi dhe Ibn Maxheh)
Hadithi i dytë:
Nga Xhabir ibn Abdil-lah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmetohet, se i Dërguari i Allahut (alejhis-salatu uesselam) e vizitoi Ummul-Musejjebin dhe e pyeti:
“Çfarë ke kështu o Ummul-Musejjeb që dridhesh dhe rënkon?”
Ajo u përgjigj: “Ethet, mos i bekoftë Allahu!”
Atëherë Profeti (alejhis-salatu ues selam) tha:
“Mos i shaj ethet, sepse ato fshijnë mëkatet e bijve të Ademit, ashtu siç largon shakulla e kovacit mbetjet e papastra të hekurit.”
(Muslimi)
Hadithi i tretë:
Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcillet, se i Dërguari i Allahut (alejhis-salatu ues selam) ka thënë:
“Allahu i Lartësuar ka thënë: ‘Më lëndon Mua biri i Ademit kur e shan kohën dhe Unë jam vetë koha. Në dorën Time është e gjithë çështja, e shndërroj natën dhe ditën.’”
(Buhariu dhe Muslimi)




