Pyetja:

Me çka pëlqehet të merret njeriu (haxhiu) në ditën e Arafatit?

***

Përgjigjja:

Për haxhiun preferohet të bëjë sa më shumë dua (lutje). I Dërguari i Allahut, ﷺ ka thënë: “Duaja më e mirë është duaja e cila bëhet ditën e Arafatit….” [1]
Transmetohet nga Usame Ibn Zejdi, (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se ka thënë:
“Isha në shoqërimin e Pejgamberit ﷺ në ditën e Arafatit, i Dërguari i Allahut ﷺ i ngrehi duart lartë dhe bënte dua.” [2]

I Dërguari i Allahut, ﷺ ka thënë: “Nuk ka ditë që Allahu i largon robërit e Tij nga zjarri i Xhehenemit sesa ditën e Arafatit.” [3]

Shejh Hamed Ibn Abdullah Ibn Abdulaziz el Hamed

Përktheu: Suad B. Shabani

————————

[1] Tirmidhiu: 3585

[2] Nesaiu: 3011

[3] Muslimi: 1348