Pyetja:

Në sa hise duhet të ndahet ose nga sa kg duhet ndarë për secilën hise pasi burri im pret për kurban, mëzat të ri, vetëm me mixhën e vet? Sa e di unë duhet të ishin tre veta, nëse nuk gaboj, për ta blerë së bashku kurbanin dhe për ta ndarë? Gjithashtu, desha ta di edhe për ata që blejnë për kurban dash ose dele.

***

Përgjigjja:

Kurbani nga kafsha dele apo dash prehet vetëm për një person, kurse në ka apo lopë mund të marrin pjesë deri në shtatë veta. Pra, mund ta therë vetëm një person, të bashkohen dy, tre, katër, pesë, gjashtë apo shtatë persona.

Nuk duhet të jenë më shumë se shtatë por lejohet të jenë më pak qofshin edhe dy. Ata persona, që marrin pjesë në atë kurban lopë, e ndajnë mishin në pjesë të barabarta, pastaj secili prej tyre mund të shpërndajë nga hisja e vet aq sa do dhe kujt të do.

Nuk ka masë të caktuar në kilogram se sa duhet të shpërndahet e sa të ndalet për vete. Mund të shpërndahet i tëri, sikur që mund të ndalet i tëri. Por, më së miri është që të ndalet prej tij dhe të shpërndahet të varfërve prej tij, qoftë edhe në masë të vogël. Njëjtë vlen edhe për atë që pren dele apo dash, pra mund ta shpërndajë të tërin dhe mund ta ndalë të tërin, por më e mira është të shpërndajë nga ai kurban dhe të ndalë për vete sa të dojë.

Preferohet që kurbani, pra hisja e secilit nga lopa si dhe delja të ndahen në tri hise, një hise për vete, një për të varfër e një për të afërm. Por kjo nuk është e obliguar.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku