Pyetja:

Nëse dikush betohet në Allahun për disa punë haram që nuk do t’i kryej dhe pastaj i thyen betimet, pastaj pendohet, çka duhet të veprojë?

***

Përgjigjja:

Thyerja e betimit duhet të shlyhet ashtu si ka urdhëruar Allahu i Madhëruar:
Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet e juaja të paqëllimta (për betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht. E shpagimi i tij (i betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar që ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata (të dhjetë), ose duke liruar një rob. E kush nuk ka mundësi t’i bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagim për betimet tuaja kur i theni ato. Ruani betimet tuaja. Kështu Allahu ju sqaron dispozitat e veta, ashtu që të jeni mirënjohës.” (El Maideh: 89)

Pra, kur thyhet betimi i qëllimtë, ai mund të shlyhet me një nga mënyrat e mëposhtme:

1) Ushqimi i dhjetë të varfërve;
2) Veshja e dhjetë të varfërve;
3) Lirimi i një robi.

Betuesi është i lirë të zgjedhë njërën nga këto tre mënyra. Nëse nuk ka mundësi të bëjë asnjërën prej tyre, atëherë ai është i obliguar të agjërojë tri ditë.

Komisioni i përhershëm për kërkime dhe fetva