Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.
Së pari: Nëse një person hyn në xhami kur imami është në ruku, ai duhet të bie në ruku me të, dhe me ketë ai ka arritur rekatin. Si dhe nëse ai i bashkangjitet imamit kur ai është në ruku, edhe në qoftë se ai nuk drejtohet plotësisht në ruku pos pasi që imami të jet ngritur lart, llogaritet të ketë arritur rekatin. Imam Ebu Davudi ka thënë: E kam dëgjuar Ahmedin kur u pyet në lidhje me një njeri i cili arrin imamin në ruku, pra, kur e thotë tekbirin dhe bie në ruku atëherë imami ngritet? Ai tha: Në qoftë se i vëndon duart në gjunjë para se imami të ngritet, atëherë ai e ka arritur rekatin”.[1]
Më pas ai duhet të qëndrojë i qetë në ruku dhe të ngritet nga rukuja, dhe të ndjekë imamin në namaz.
Shejkh Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse një person e arrin imamin në ruku, i llogaritet si rekat, edhe nëse ai nuk arrin të thotë – subhane rabijel adhim- vetëm pasi që imami të jet ngritur”.[2]
Së dyti: Nëse ai e arrin imamin në ruku, atëherë një tekbir është i mjaftueshëm, dmth, tekbiri i ihramit (hyrjes në namaz) vlen edhe për tekbirin e rukusë. Kjo thënie është transmetuar nga Zejd ibn Thabiti, Ibn Omeri, Said, Atau, el-Hasen dhe Ibrahim el-Nehai. Ky është edhe mendimi i katër imamëve (Ebu Hanifes, Malikut, Shafiut dhe Ahmedit). Ebu Davudi ka thënë: I thashë Ahmedit: Po sikur të arrijë imamin kur ai është në ruku? Ai tha: Një tekbir është i mjaftueshëm”.[3]
Kjo është për shkak se koha e rënies në ruku është zakonisht shumë e shkurtër për të shqiptuar dy tekbiret, dhe për shkak se janë bashkuar dy adhurime të të njëjtit lloj në të njëjtin vend. Nijeti i rukusë nuk e mohon nijetin e fillimit të namazit. Pra, (rukni) shtylla që është tekbiri fillestar mjafton për një vaxhib, e që është tekbiri i rukusë, ashtu si tavafi Ifadah mjafton për tavafin e lamtumirës, në qoftë se është bërë së fundi (tavafi ifadah).[4]
Në qoftë se një person mund të shqipton dy tekbiret, një për fillimin e namazit dhe një për rukunë, është më së miri. Ebu Davudi ka thënë: I thashë Ahmedit: Të shqiptohen dy tekbire është më e dashur për ty? Ai tha: Në qoftë se thotë dy tekbire, në fakt nuk ka mosmarrëveshje mbi këtë çështje”.[5]
Shejh Ibn Baz u pyet: Nëse një person hyn në namaz kur imami është në ruku, a duhet të thotë tekbirin fillestar dhe atë të rukusë, apo të thotë një tekbir dhe të bie në ruku?
Ai u përgjigj: “Është më mirë dhe më e sigurtë të e shqipton tekbirin dy herë, një herë tekbirin fillestar, i cili është rukn (shtyllë) që duhet të bëhet kur ai është në këmbë, dhe herën e dytë tekbirin e rukusë. Nëse ai ka frikë se mund të humbasë rekatin, do të mjaftojë tekbiri fillestar sipas mendimit më të saktë nga dy mendimet e dijetarëve, për shkak se janë dy akte të adhurimit që janë bashkuar në të njëjtën kohë, më i madhi mjafton për më të voglin. Dhe ky rekat do të llogaritet si i saktë sipas shumicës së dijetarëve”.[6]
Ai i cili hyn në namaz, tekbirin duhet ta shqiptojë duke qenë i ngritur drejt. Nëse ai e thotë duke u përkulur për në ruku, ai tekbir nuk është i vlefshëm.
Neveviu ka thënë: “Nëse një person e arrin imamin, kur ai është në ruku, ai duhet të thotë tekbirin duke qëndruar në këmbë, më pas e thotë tekbirin e rukusë kur fillon të përkulet për ruku. Nëse një pjesë e tekbirit shqiptohet kur ai nuk është në këmbë drejtë, atëherë namazi i tij nuk llogaritet i saktë në një namaz farz, pa asnjë diveregjencë në mesin e dijetarëve; dhe nuk llogaritet si i saktë një namaz vullnetar, sippër rukunë, është mëas mendimit më të saktë”.[7]
Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Është një çështje që duhet të diskutohet, e cila është se është e domosdoshme (vaxhib) që tekbiri fillestar të shqiptohet kur qëndron në këmbë, para se personi të përkulet, sepse nëse përkulet para se ta shqipton tekbirin fillestar, ai në këtë rast ka sjellur tekbirin fillestar jo duke qëndruar drejt, e tekbiri fillestar duhet të thuhet kur njeriu qëndron në këmbë drejtë”.[8]
Së treti: Nëse ai bie me imamin në ruku, llogaritet të ketë arritur rekatin e plotë, edhe nëse ai nuk ka lexuar suren Fatiha. Ky është mendimi i shumicës dhe kjo është pikëpamja më e saktë, me lejen e Allahut, mbështetur në fjalën e të dërguarit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, drejtuar Ebu Bekres, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur ai erdhi tek i dërguari, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, (duke qenë në namaz) Ebu Bekre ishte përkulur në ruku para se të arrinte në rresht (saf). Ai ia përmendi këtë pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe ai i tha: “Allahu të shtoftë kujdesin edhe më tepër, por mos e përsërit”. Transmeton Buhariu, 783.
Ana e argumentimit këtu është se nëse arritja e rukusë nuk do ishte llogaritur arritje edhe e rekatit, i dërguari, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, do ta kishte urdhëruar që ta kompenson rekatin e humbur, në të cilin ai nuk ka arritur leximin, por një gjë e tillë nuk është transmetuar nga ai. Kjo tregon se ai që ka arritur rukunë e ka arritur edhe rekatin.
Leximi i sures Fatiha bie nga detyrimi për personin që falet pas një imami në dy raste:
1 – Nëse ai e arrin imamin në ruku.
2 – Nëse ai e arrin imamin pak para se të bie në ruku, dhe nuk mund të përfundon leximin e sures Fatiha.[9]
Burimi: albislam.com / Islamqa.info
Përktheu: Shpend Zeneli
__________
[1] Shih: Libri “Meseil Imam Ahmed” nga Ebu Davudi, f. 35; Hashijet al-Raud”, nga Ibn Kasim, 2/275; dhe “El-Mexhmu” 4/215.
[2] Shih: Libri “Mexhmu Fetava” Ibn Baz, 11 / 245-246.
[3] Shih: Libri “Meseil Imam Ahmed” fq. 35.
[4] Shih: “el-Mugni” 2/183; “el-Kavaid” nga Ibn Rexheb, numër 18.
[5] Shih: “Meseil Imam Ahmed” fq. 35.
[6] Shih: “Mexhmu Fetava Ibn Baz”, 11 / 244-245.
[7]Shih: “El-Mexhmu’u” 4/111. Dhe “el Mugni” 2/130>
[8] Shih: “Sherh Mumti” 4/123.
[9] Shih: “Ahkam hudur Mesaxhid” (f. 141-143) nga Shejkh Abdullah ibn Salih el-Feuzan.