Pyetja:
Pagova zekatin njëzet mijë rialë për vitin 1411H, pastaj llogarita pasurinë time për vitin e njëjtë dhe e gjeta të ishte pesëdhjetë mijë. A është e lejueshme të konsiderohet kjo sasi shtesë si zekat i vitit 1412H pa bërë nijetin (për t’ia shtuar zekatit të vitit 1412)?
***
Përgjigjja:
(Dmth) Pyetësi pagoi zekat më shumë sesa detyrohej dhe po pyet a ta llogarisë këtë si zekati të vitit vijues? Them: Jo, nuk e llogaritë si zekat të vitit vijues, sepse nuk e ka bërë nijetin për këtë. Kjo (shtesë) është sadaka me të cilën i afrohet Allahut të lartësuar, për shkak të thënies së Pejgamberit ﷺ: “Vërtet, veprat llogariten sipas qëllimit, dhe vërtet që çdonjërit i takon ajo që ka për qëllim.” [1]
Shejh Ibn Uthejmin, “Mexhmua Fetâwa” (18/308)
————————-
[1] Buhariu 1