Pyetje: Nëse femra pastrohet nga menstruacionet menjëherë pas namazit të sabahut a të agjërojë atë ditë, apo duhet ta kompensojë?
Përgjigje: Nëse femra pastrohet pasi të futet koha e sabahut, dijetarët islamë kanë dy mendime:
-
- Mendimi i parë: Detyrohet që atë ditë të mos hajë dhe të mos pijë asgjë, por nuk i llogaritet se ka agjëruar këtë ditë, por detyrohet ta kompensojë këtë ditë.
- Mendimi i dytë: Nuk detyrohet të vazhdojë agjërimin, sepse ajo ditë nuk i llogaritet prej agjërimit për shkak të menstruacioneve, ndaj nuk është e detyruar të agjërojë.
Përfundim: Mendimi i dytë është mendim më autentik dhe më i saktë, mirëpo të dyja mendimet e detyrojnë që kjo femër ta kompensojë këtë ditë të agjërimit.
/Shejh Uthejmini/



