Pyetje: Jam një vajzë e re, shkaqet më bënë që t’i prishja qëllimisht gjashtë ditë nga muaji i Ramazanit. E prisha agjërimin për shkak të provimeve, sepse filluan në muajin e Ramazanit dhe lëndët ishin të rënda. Po të mos e prishja agjërimin, nuk do të mundesha që t’i përsërisja lëndët duke pasur parasysh se materiali është i vështirë. Do ju lutesha të më tregonit se çfarë duhet të veproj që Allahu, subhanehu ue teala, të m’i falë gjynahet?

Përgjigje: Motër e nderuar! Fillimisht duhet të pendohesh tek Allahu, subhanehu ue teala, pastaj t’i shlyesh ato ditë të agjërimit. Allahu, subhanehu ue teala, pranon pendimin dhe i shlyen gjynahet për ata persona që kërkojnë falje dhe pendim tek Allahu, subhanehu ue teala.

Pendimi me të cilin falen gjynahet është ai pendim i cili i plotëson këto kushte:

  • ​Largimi nga gjynahu duke madhëruar Allahun, subhanehu ne teala dhe frika nga dënimi i tij.

  • ​Pendimi dhe brengosja për gjynahun e bërë.

  • ​Bindje, qëllim i sinqertë dhe besnik për mosveprimin e të njëjtit gjynah.

​Allahu, subhanehu ue teala, thotë:

​”Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” (En-Nur, 31)

“O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’jua shlyejë gabimet e t’ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, Ditën, kur Allahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që besuan bashkë me atë.” (Et-Tahrim, 8)

 

Hoxhë: Abdulaziz ibën Baz