1. Pyetje: Nëse një njeri gabon në selam në fund të namazit edhe fillon me falë sunet, pastaj i kujtohet se ka gabuar, si duhet të veproj pastaj?!

Përgjigje: Sa i përket gabimit në fund të namazit, varet se gabimi në çfarë niveli është dmth çka është gabuar. Nëse është gabimi në ndonjë prej rukneve-shtyllave të namazit, atëherë namazi duhet të përsëritet në tërësi, apo rekati në të cilin ka gabuar. Ndërsa nëse është gabimi në ndonjë prej vaxhibeve(obligimeve) të namazit, atëherë duhet të bëhet sehvi sexhdeh, e nëse bëhet gabim dhe lëshohet ndonjë sunet i namazit, atëherë namazi është në rregull dhe nuk ka nevojë të përsëritet asgjë.
Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami