Pyetja:

Nëse harroj faljen e vitrit dhe nuk kujtohem veçse pas namazit të ikindisë, a ta fal atë në kohën në të cilën ndalohet falja e namazit?

***

Përgjigjja:

Mos e fal atë në kohën në të cilën ndalohet falja e namazit, sepse ai (vitri) është sunet dhe nuk është ogligim (vaxhib).

Ndërsa përsa i përket namazi ogligativ (nëse harron), atë e fal dhe në kohën në të cilën ndalohet falja e namazit, qoftë pas ikindisë, ose kur lind dielli, ose në perëndimin e tij, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ thotë: “le ta fal atë në momentin që kujtohet.”

Ty nuk t’u kujtua namazi veçse në kohën në të cilën ndalohet falja, kështu që, fale namazin në atë kohë. Kurse namazet vullnetare siç është vitri, sunetet e namazeve etj., të ngjashme me to, nuk falen në kohët e ndaluara.

Përveç suneteve të namazit të sabahut, për të cilat disa dijetarë kanë thënë se: Nëse sunetet e sabahut nuk i fal në kohën e tyre, atëherë të lejohet që t’i falësh ato pas përfundimit të namazit të sabahut.

Shejh Abdulllah bin Muhamed bin Humejd, Fetaua ued-durusu fil-mesxhidil-haram

Përktheu: Unejs Sheme