Pyetja: Nëse ikën rekati i parë ose i dyti me xhemat, pastaj gjatë plotësimit të namazit, a duhet të lexojmë edhe sure pas Fatihasë, pasiqë rekati i parë dhe i dytë kanë edhe sure pas Fatihasë. Apo duhet të lexojmë vetëm Fatihanë?
Përgjigje: E vërteta është se njeriu kur ngritet pas selamit për t’i plotë- suar rekatet e ikura, kjo konsiderohet pjesa e fundit e namazit të tij.
Duke u bazuar në këtë, themi se ai duhet të lexon vetëm Fatihanë, nëse i ka ikur një apo dy rekate në namazet që kanë nga katër rekate, apo i ka ikur një rekat i akshamit.
Ndërsa në namazin e sabahut, duhet të lexojë edhe sure pas Fatihase, sepse në të dy rekatet lexohet, edhe Fatihaja, edhe sureja.
Shejh Uthejmini / ” Kushtet e Fesë”