Përgjigje: Nëse njeriut nuk i del gjumi apo harron që ta falë vitrin, ai mund ta kompenzojë atë kur t’i del gjumi apo kur t’i kujtohet që nuk e ka falur. Thotë Pejgamberi (salallahu alejhiveselem): “Kujt nuk i del gjumi për namazin e vitrit, apo e harron atë, le ta falë atë kur të zgjohet apo kur t’i kujtohet ai”. (Transmeton Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ibn Maxheh dhe Ahmedi me zinxhirë të vërtetë)
Kështuqë nëse njeriut i ikë vitri me arsye, atëherë ka të drejtë që ta kompenzojë atë, ndërsa nëse i ikë vitri pa ndonjë arsye, atëherë nuk ka kompenzim për të. (Sahih Fikhu Suneh 1/394)
Sa rekatë duhet të kompenzohet vitri?
Nëse njeriu e falë vitrin një rekatë në kohën e tij, e kompenzon atë dy rekatë jashtë kohës së tij. E nëse e falë tri rekatë me një selam në kohën e tij, e kompenzon atë katër rekatë me dy selame (dy nga dy) jashtë kohës së tij, e kështu me radhë..
Thotë Aisheja (radijallahuanha): “Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) nëse flente natën apo ishte i sëmurë, i falte ditën dymbëdhjetë rekatë”. (Transmeton Muslimi)
E pasiqë dihet se Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) ka falur namaz nate njëmbëdhjetë rekatë, nënkuptohet se ato i ka komepnzuar ditën vetëmse duke i bërë ato çift dhe duke mos i lënë tek.
Andaj, secili në bazë të rekateve që e falë vitrin në kohën e tij, ua shton atyre një rekatë nëse e kompenzon atë pas kohës së tij.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami