Pyetja:
Nëse një grua falet në shtëpi, a mjafton që ta thotë vetëm ikametin? Nëse një burrë vonohet për namaz në xhami dhe falet në shtëpi – qoftë në kohën e duhur apo ndryshe – a mjafton që ta thotë ikametin apo duhet ta thotë ezanin dhe ikametin?
***
Përgjigjja:
Në rastin e burrit, ikameti mjafton, sepse ai dëgjoi thirrjen për namaz dhe muslimanët e kanë kryer atë, kështu që ikameti mjafton për të. Në rastin e gruas, ajo s’ka nevojë ta thërrasë as ikametin, as ezanin. Pra, ajo duhet të falet pa ikamet dhe pa ezan.
Shejh Ibn Baz, “Fetaua Nur ‘ale el-Der”, 2/691